Edon Zhegrova në mesin e dhjetë dribluesve më të mirë në Evropë

13 nëntor 2023 | 21:12

Edon Zhegrova po kalon një sezon të mirë me Lille, të paktën deri më tani.

Futbollisti kosovar është autor i dy golave dhe pesë asisteve nga 17 paraqitje në total.

Zhegrova është edhe në mesin e dribluesve më të mirë në top ligat evropiane këtë sezon, sipas statistikave të mbledhura deri më tani.

24-vjeçari renditet i gjashti në këtë listë, me 40 driblime të suksesshme të regjistruara nga 69 tentime – ose me një përqindje prej 58% të driblimeve të suksesshme.

Leroy Sane i Bayern Munichit i prin kësaj liste, me 60 driblime të suksesshme të regjistruar deri më tani në këtë sezon.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 15.11.2023  Punime të…