![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/09/28EFD6D1-6905-4227-9B51-20ECC640C6B4.jpeg)
Edon Zhegrova zyrtarisht lojtar i Baselit
22 shtator 2020
| 22:50
FC Basel ka zyrtarizuar Edon Zhegrovën nga Genk. Kosovari ka nënshkruar kontratë tri vjeçare me skuadrën e njohur zvicerane.
Talenti i Kombëtares se Kosovës kishte kaluar për një vjet e gjysmë në FC Basel dhe ishte i huazuar nga Genk.
Tani ai do të jetë lojtarë me karton të plotë i Baselit.
Shikoni kush është kthyer! Jemi të kënaqur të ju lajmërojmë se e kemi transferuar Edon Zhegrovën me marrëveshje të përhershme nga Genk. Kosovari 21 vjeçar ka nënshkruar kontratë tri vjeçare! Mirësevjen Edon”, thuhet në lajmërimin e klubit.
Mediat në Zvicër kanë shkruar se transferimi i Edonit i ka kushtuar Baselit afër 3 milionë euro.