Edona Bajrami zgjedhet ‘Miss Universe Kosova 2024′
09 qershor 2024
| 21:21
Mbrëmë është mbajtur konkursi i bukurisë, Miss Universe Albania & Kosova 2024.
Edona Bajrami ka qenë ajo që ka rrëmbyer kurorën e më të bukurës në Kosovë.
Ndërkohë në Shqipëri, kurorën e fitoi 19 vjeçarja nga Durrësi Françeska Rustemi.
Të dy vajzat do të përfaqësojnë vendet e tyre në Miss Universe 2024 në Nikaragua.
Spektakli u mbajt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku mbrëmja rezervoi edhe shumë surpriza të tjera.
Ledri Vula dhe Valon Shehu shoqëruan me muzikën e tyre sfilatat e vajzave garuese.
Eduard Deda organizon këtë event që nga viti 2014.