Edona Kryeziu ngrit si shqetësim parregullsitë që po ndodhin në ndërtimin e objektit të shkollës në Xërxë

27 qershor 2023 | 22:29

Të martën Kuvendi Komunal i Rahovecit ka mbajtur seancën e radhës.

Në këtë seancë asamblistët kanë ngritur çështje të ndryshme.

Asamblistja e LDK-së, Edona Kryeziu, ka ngritur si shqetësim punimet në ndërtimin e objektit të ri shkollor në fshatin Xerxë.

Ajo në fjalën e saj ka theksuar se komuniteti i fshatit dhe as drejtoria e shkollës nuk janë pyetur fare për planin e shkollës.

Sipas Kryeziut, plani artitekturor dhe ndërtimtar është ardhur i gatshëm dhe nuk është bërë asnjë matje faktike në vendin ku po ndërtohet shkolla, dhe që pastaj ka pasur telashe.

Ajo ka bërë me dije se Këshilli drejtues i shkollës në mars të këtij viti i është drejtuar me një kërkesë kryetarit të komunës ku ka parashtruar disa ide se si të shkohet tutje në realizimin e këtij projekti, por sipas Kryeziu, ky këshill nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Asamblistja e LDK-së ka theksuar se problem tjetër është se disa mbetje nga punimet si kubëza e gjëra të tjera po gjuhen vend e pa vend dhe po shfaqin pengesa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë…