Edona Llalloshi ua kalon me vota Arbërie Nagavcit e Rozeta Hajdarit, lë pas edhe disa deputetë të VV’së në një vendvotim

13 shkurt 2025 | 19:00

Këngëtarja e njohur, Edona Llaloshi, e cila ka garuar për deputete në listën e Vetëvendosjes, ua ka kaluar me vota dy Ministreve të Qeverisë Kurti 2, Arbërie Nagavci e Rozeta Hajdari, në vendvotimin “1926/03” në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Mehmet Gjevori”, në Prishtinë.

Ekipi i Reporterit po e përcjell prej afër procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputetë në sallën “1 Tetori”, ku sipas rezultateve Llalloshi ka marrë 28 vota, teksa Nagavci 16 e Hajdari 11. Llalloshi ka lënë pas me vota edhe deputetët e legjislaturës së kaluar, Dimal Bashën, Fitore Pacollin, Armend Mujën, Arbër Rexhajn, Arbëreshë Kryeziu Hysenin, Artan Abrashin e deputetë të tjerë.

Kandidati për kryeministër i VV’së, Albin Kurti, ka marrë 201 vota në këtë vendvotim, pasuar nga Glauk Konjufca me 167 vota.

Kandidati për kryeministër i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka marrë 89 vota, pasuar Doarsa Kica-Xhelili me 69 vota.

Ndërkohë, kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza ka marrë 98 vota, pasuar nga Uran Ismaili me 67.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Viti po vazhdon numërimi i votave të kandidatëve për…