Edona, Sabriu dhe Sinani bashkojnë forcat në projektin e ri
05 nëntor 2021
| 16:20
Edona Llalloshi, Sabri Fejzullahu dhe Sinan Vllasaliu do të vijnë me një projekt të ri muzikor.
Treshja fantastike e skenës muzikore shqiptare kanë bashkuar forcat në një potpuri këngësh që gati për publikun do të jetë për festat e fundvitit.
Siç mëson Express Rozë në këtë projekt do të përfshihen këngë të tre artistëve të ripërpunuara dhe pritet të marrë pëlqyeshmërinë e publikut.
Artistët janë nga personazhet publike më të dashura për publikun shqiptar dhe bashkimi i tyre në një projekt të përbashkët padyshim u mirëprit.