
Edona, Shqipja, Lumbardhi dhe Blerando – katër finalisët e Big Brother VIP Kosova 2
27 janar 2024
| 01:02
Finalistët e Big Brother VIP Kosova 2 janë Edona, Shqipja, Blerando dhe Lumbardhi.
Të katër finalistët ishin bërë pjesë e edicionit të dytë të BBVK që prej natës së parë të nisjes, derisa kanë shpëtuar plot herë nga nominimi.
Katërshja në fjalë ishin çdo herë që patën debate, përplasje e loja, por gjithsesi, nuk munguan as momentet e mira.
Emocionet e mëdha nuk munguan aspak sonte në arenën që ishte përgatitur për katër finalistët e spektaklit më të madh televiziv në vend.
Të gjithë finalistet u shprehën falënderues dhe kanë qarë nga emocionet e mëdha që i patën sonte.