Edvin Kuç në Gjilan për ndeshjet në Ligën e Evropës
11 gusht 2020
| 10:08
Edvin Kuç do t’i huazohet Gjilanit për ndeshjet e garave evropiane.
Ballkani pritet ta huazojë mesfushorin Edvin Kuç te Gjilani për ndeshjet e garave evropiane.
Burime të “Zeri.info” mësojnë se mesfushori malazez nga Rozhaja do t’i bashkohet Gjilanit në huazim.
Momentalisht, ai ndodhet në Mal të Zi, por do të vije pas dy ditësh në Kosovë.
Ai pritet të jetë futbollisti i dytë i Ballkanit që do të huazohet te klubi gjilanas, derisa në ditën e djeshme u raportuar se një gjë e tillë do të ndodhë edhe me Arbër Prekazin.
Gjilani do të luajë ndaj skuadrës Tre Penne në raundin preliminar të Ligës së Evropës.
Kurse, në rast të kualifikimit tutje, ekipi i Gentian Mezanit do të ketë punë me APOEL-in e Qipros.