Efektet negative të fushave antimagnetike te njeriu
Fizika simetrike, udhëtim drejt universit (10)
Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan
- Kanë stres shumë të madh;
- Organizmi i tyre nuk mund të rrijë i qetë dhe bëjë lëvizje të pakontrolluara;
- Janë shumë agresivë dhe nuk e kontrollojnë situatën.
Pra, i dërgon drejt në konflikte pa asnjë shkas dhe kryejnë akte të dhunshme, rrahje, vrasje, tregojnë shumë pakujdesi në komunikacion, kurse janë njerëzit që më së shumti shkaktojnë aksidente të të gjitha formave në komunikacion dhe shumë e shumë të tjera.
Kjo mund të vërtetohet nëse shikohen raportet e ndeshjeve në komunikacion me fatalitet, vrasjet, tentim vrasjet, konfliktet.
Përpos këtyre, këto forca kanë efekt jashtëzakonisht të madh edhe në vdekjet e natyrshme, sidomos të vjetrit dhe të sëmurit nuk mund t’ju përballojnë të gjitha këtyre forcave, prandaj ndodh shumë shpesh që vdekjet e natyrshme,ndeshjet me pasoja, konfliktet të ndodhin njëra pas tjetrës, prandaj pothuajse pjesa më e madhe (jo e tëra) e të gjitha këtyre ndodhë në këto kohëra.
Këto efekte negative ndodhin shumë herë spontanisht dhe çdo kohë,por kalojnë shumë ngadalë, sepse pas ngacmimit të nervit të paktën 48 orë i duhen për t’u qetësuar, por efektet e këtyre forcave zgjasin edhe më shumë ditë dhe javë, si p.sh, shembull rreth 5 janarit, toka është më afër diellit në një distancë afër 147 093 452, kurse më 21 dhjetor 2019 dhe 14janar 2020, Hëna ndodhet në pikën më të afërt me tokën në distancën 366 057 km, kurse efektet më së shumti vërehen nga shtatori deri në Mars.
Veprimi i njëkohshëm i këtyre dy fushave antimagnetike të diellit dhe tokës në organizmin e njeriut sidomos te ata që kanë sasi të hekurit në gjak përtej normales, shkakton kaos, nervozizëm, panik, stres, hipertension.
Parandalimi
Vdekjeve të natyrshme nuk mund t’u bëjmë asgjë, kurse një pjesë e këtyre efekteve mund të parandalohen me kontrollimin e sasisë së hekurit (Fe) në gjak, pra njerëzit duhet të kenë kujdes, sidomos në këto kohëra.
E gjithë kjo nuk ka asnjë lidhje se a është Hëna e plotë, gjysmëhënë apo Hënë e re, kjo varet vetëm nga pozita e saj mbi kokat dhe këmbët tona.
Efektet pozitive të fushës antimagnetike të diellit
Fusha antimagnetike që buron nga dielli, krahas efekteve negative është e vetmja forcë që e shpërndanë energjinë e nxehtësisë dhe dritën nga dielli në drejtim të trupave të tjerë qiellorë duke e përfshirë edhe tokën të cilën e shndërron në Planet të banueshëm, por që njëkohësisht është e vetmja forcë që e parandalon eksplodimin e diellit.
Sikur të mos ishte prezentë fusha antimagnetike e diellit, temperatura nga sipërfaqja e diellit gjatë djegies së gazrave nën ndikimin e forcës gravitacionale të diellit, jo vetëm që do ta izolonte temperaturën e brendshme, por edhe do ta tërhiqte temperaturën nga sipërfaqja në drejtim të qendrës, me ç’rast temperatura do të arrinte një vlerë kritike dhe dielli do të eksplodonte ashtu sikurse ka eksploduar supernova (shih figurën 41).
Supernova
Eksplodimi i yjeve mund të ndodhë atëherë dhe vetëm atëherë nëse te ai yll në ndonjë formë zhduket fusha magnetike e tij nga e cila do të zhdukej edhe fusha antimagnetike, në këtë mënyrë nën ndikimin e forcës gravitacionale nxehtësia nga sipërfaqja tërhiqet drejt qendrës, duke e rritur temperaturën në gjendje kritike, atëherë ylli do të eksplodojë ashtu sikurse Supernova.
Por, falë prezencës së fushës antimagnetike, temperatura nga sipërfaqja e diellit (shih figurën 42) do të shpërndahej në të gjitha drejtimet që do të ndikonte në mosrritjen e temperaturës së brendshme të diellit dhe në këtë mënyrë do të rritej edhe jetëgjatësia e diellit.
Bërthama e atomit
Edhe pse konsiderohet një ndër temat më të ndërlikuara në shkencë, struktura e atomit, ajo prapë se prapë nuk është një temë që nuk mund të diskutohet apo modifikohet.
Deshëm apo nuk deshëm, prezenca e fushës antimagnetike që buron nga një trupë qiellorë, e ka burimin nga fusha magnetike e po atij trupi gjë që do ta prekte në mënyrë të drejtpërdrejtë strukturën e atomit.
Pasi fusha antimagnetike te trupat qiellorë është e vetmja forcë që i parandalon goditjet dhe vendosë stabilitet ndërmjet trupave qiellorë, në bashkëpunim me forcën gravitacionale, atëherë edhe brenda strukturës së brendshme të atomit do ta gjejmë të njëjtën forcë që e mbanë stabile strukturën e brendshme të atomit.
Prandaj, fillojmë nga argumenti se e gjithë materia në Univers është e përbërë nga tri grimca elementare: protoni, neutroni dhe elektroni.
Bërthama e atomit përbëhet nga protonet e ngarkuara pozitivisht, neutronet që janë neutrale dhe elektronet që janë të ngarkuara negativisht.
Elektronet rrotullohen rreth bërthamës së atomit ashtu sikurse rrotullohen trupat qiellorë rreth diellit.
Për ta kuptuar më thjeshtë, cekim disa lidhshmëri ndërmjet atomit si mikro grimcë dhe diellit si makro trup qiellor.
Rreth diellit rrotullohen planetët në orbita të ndryshme njëjtë kur rreth bërthamës së atomit që rrotullohen elektronet.
Ekziston një forcë tërheqëse ndërmjet diellit dhe trupave qiellorë që rrotullohen rreth tij, pa këtë forcë planetët do të largoheshin nga dielli në pafundësi.
Forca tërheqëse e diellit, pa një forcë shtytëse, të gjitha planetët do t’i tërhiqte në brendësinë e saj dhe nuk do të ekzistonte asnjë planet që rrotullohet rreth tij.
Ngjashëm ekziston një forcë tërheqëse ndërmjet bërthamës së atomit dhe elektroneve që rrotullohen rreth tij, pa këtë forcë elektronet do të largoheshin nga bërthama e atomit në pafundësi.
Forca tërheqëse e bërthamës së atomit, pa një forcë shtytëse, të gjitha elektronet do t’i tërhiqte në brendësinë e saj, dhe nuk do të ekzistonte asnjë elektron që rrotullohet rreth tij.
Ekziston një ekuilibër i forcave të barabarta ndërmjet forcave shtytëse dhe tërheqëse sikur te trupat qiellorë ashtu edhe te atomet.
Forca shtytëse te trupat qiellorë, edhe pse askush deri sot nuk e ka cekur përveç meje, ajo është fusha antimagnetike e po atij trupi që posedon fushë magnetike.
Me rëndësi është të bazohemi në forcën repulsive në Univers që e mbanë stabil Universin, vetëm duke u bazuar në fushën antimagnetike që e ka burimin nga vetë fusha magnetike e atij trupi qiellor, atëherë mund ta gjejmë një lidhshmëri mbi prezencën e kësaj force brenda atomit e cila është forca kryesore që e mbanë stabil strukturën e tërësishme të atomit.
Protoni
Vërejtje: Edhe pse numri i kuarteve sipas ekspertëve të sotëm mund të jetë më i lartë se ky numër prej tre kuarteve, sipas fenomenit të lindjes së fushës magnetike, i marrim për bazë vetëm tri kuarte.
Protoni është një grimcë e ngarkuar me elektricitet pozitiv dhe përbëhet zakonisht nga dy kuarte (quarks) lart (up) dhe një kuart (quarks) poshtë (down) (2/3 u) lart (up), (2/3 u) lart (up) dhe (-1/3 d) poshtë (down).
Pasi protoni është një ngarkesë pozitive, shtrohet pyetja se pse është ngarkesë pozitive, nga i vjen kjo ngarkesë dhe kush është shkaktar i kësaj?
Bazuar në strukturën e tokës, e cila përbëhet nga materialet ferromagnetike hekuri (Fe), nikeli (Ni), dhe kobalti (Co), mund të themi se struktura e brendshme e protonit përbëhet nga dy kuarte (2/3 u) dhe (2/3u), që kanë vlerë pozitive dhe një kuart (1/3 d), i cili ka vlerë negative.
Sasia e hekurit (Fe) është shumë herë më e madhe se sasia e nikelit brenda strukturës së brendshme të Tokës, ngjashëm edhe te protoni, sasia e kuarteve (2/3 u) dhe (2/3u) është shumë më e madhe se e kuarteve (-1/3 d).
Një përzierje e hekurit (Fe) dhe nikelit (Ni) përmes fenomenit të tornados elektromagnetike (aX+aY) e krijon rrymën e elektrike, nga e cila formohet fusha magnetike ((B)) ⃗.
Prandaj, brenda protonit duhet të ekzistojë një fenomen i tornados (aX+aY) që i përzien kuartet pozitive (2/3 u) (2/3 u) me kuartet negative (-1/3 d) prej nga protoni do të ngarkohej me elektricitet pozitiv.
Pa këtë kusht nuk mund të kemi një ngarkesë pozitive te protoni as negative te elektroni, sepse te një gjenerator nëse kemi të njëjtin rrotullim të rotorit dhe statorit, ai nuk do të prodhojë rrymë. Kushti i vetëm që të prodhojë rrymë gjeneratori është atëherë dhe vetëm atëherë kur njëri element rrotullohet me shpejtësi të ndryshme brenda tjetrit, qoftë rotori brenda statorit apo statori rreth rotorit.
Ngjashëm sikur te toka apo dielli, fenomeni i tornados brenda strukturës së brendshme të protonit e bënë përzierjen e njërit kuart pozitiv (2/3 u) me njërin nga kuartet negative (-1/3 d) ku sasia e kuartit me vlerë pozitive është shumë më e madhe se ajo e kuartit me vlerë negative. Vijon.