Efekti i informacionit
Albina Hyseni
Të shkruash shkrime shkencore nga më të ndryshmet, të ndërthurësh tema që ndërlidhen me aktualen nuk është gjë e lehtë por kur njeriu shikon me sytë e shpirtit atëherë gjithçka ndryshon dhe bëhet më e bukur, më sfiduese, dhe më e mirë në çdo aspekt. Sepse t`i jep një mendim, një ide që shtyn të tjerët në vetëdijesim për gjera të ndryshme që njeriu has gjatë jetës.
Them kështu pasi që në momentin që individi lexon një shkrim i cili është i shtjelluar në mënyrë të përgjithshme, të thjeshtë dhe sa më shumë i kuptueshëm, automatikisht ky individ gjen diçka që i ndihmon më tutje të shfleton në libra dhe në internet. Pra, kjo është një gjë e mirë, sepse merr informacionin që i nevojitet pavarësisht çfarë profesioni ka, çfarë bën, apo kush është.
Duke marr parasysh jetën në Kosovë e cila ka një sistem qeverisës tash e shumë vite jo të mirë, kjo ndikon edhe në psikologjinë e njeriut, sidomos të ata/ato që janë të pa punësuar.
Papunësia shkakton stres, agresivitet, vuajtje, dhimbje fizike, ndryshim humori dhe mos besim. Këto faktor janë jashtëzakonisht të rrezikshëm për shëndetin e njeriut deri në masën ku dhe mund të përfundojnë me fatalitet pasi që nga kriza te tilla njeriu mund të përdorë pa vetëdije të plotë alkool, ose qetësues në mënyrë të pa kontrolluar dhe me e keqja është se mund ta dëmtoj edhe tjetrin si në familje, shoqëri e te tjera.
Në raste te tilla gjëja më e mirë dhe këshilluese është që në fillim të shkohet dhe të bëhet kontroll të psikologu apo neuropsikiatri, varet se në çfarë gjendje mendore të jesh para se të rendohet situata e rendë psikike.
Edhe kur frika kaplon njeriun si nga e panjohura, si nga mënyra e jetesës që bën qoftë nga imponimi i mundësive që shteti ofron, qoftë nga vet vetja, unë besoj se gjithmonë ka një mundësi tjetër pra për secilin fund ka një fillim të ri.