Efi i bashkohet Luizit në finalen e madhe të Big Brother Vip Albania, Bledi dhe Kiara lënë shtëpinë
23 prill 2023
| 00:18
Natën e sotme është hapur një televotim i shkurtër për të zgjedhur finalistin e dytë të edicionit të dytë të Big Brother Vip Albania.
Në mesin e konkurrentëve, më së shumti vota mori Efi, duke siguruar finalen dhe që nga tani i bashkohet Luizit për çmimin e madh.
Ndërkohë dy banorët që u rikthyen javë më parë, Bledi dhe Kiara, u eliminuan pasi Qetësori zgjodhi që të shkojë në televotim me ta për të garuar për vendin e finalistit të dytë.