Egjipti dënon me vdekje dhjetë të dyshuar terrorizëm
Një gjykatë në Egjipt ka dënuar të shtunën me vdekje dhjetë persona, me akuzat të cilat pretendojnë për terrorizëm.
Gjykata Penale në Giza, me akuza të njëjta dënoi edhe pesë persona tjerë, të cilëve u shqiptoi dënime me burg të përjetshëm. Prokuroria i akuzoi të pandehurit se kishin formuar një grup për planifikimin e sulmeve mbi institucionet e shtetit, forcat e sigurisë dhe të krishterët kopt, si dhe për posedim të armëve.
Të gjithë të dënuarit e kanë të drejtën e apelimit, transmeton Anadolu Agency.
Aktualisht, në Egjipt ka 30 të dënuar me vdekje, për të cilët ka një vendim përfundimtar, ndonëse nuk dihet numri i atyre për të cilët ka një dënim me vdekje të shkallës së parë. Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se bëhet fjalë për qindra të tillë.