Egjipti do ta organizojë Kupën e Kombeve të Afrikës
10 janar 2019
| 11:14
Do të jetë Egjipti vendi që do ta organizojë turneun më të rëndësishëm të futbollit në kontinentin afrikan këtë vit. Kupa e Kombeve 2019, e cila është programuar të zhvillohet nga 15 qershori deri më 13 korrik, këtë verë nuk do të organizohet në Kamerun, siç ishte vendosur fillimisht, por në anën tjetër të kontinentit.
Konfederata afrikane e Futbollit vendosi t’ia japë Egjiptit të drejtën për turneun emocionues, pas vonesave të Kamerunit në ndërtimin e impianteve dhe faciliteteve për fazën finale por, para së gjithash, për shqetësimet në rritje për nivelin e dobët të sigurisë. Raportohet nga mediet e huaja se rrëmbimet potenciale dhe sulmet terroriste janë një nga motivet që e shtynë Kupën e Kombeve drejt Kajros.