Egjipti ekzekuton katër persona për sulmin vdekjeprurës më 2014
02 janar 2018
| 18:59
Egjipti ka ekzektuar katër persona të dënuar nga gjykata ushtarake për vrasjen e tre studentëve të akademisë ushtarake në një sulm me bombë më 2014.
Ky është ekzekutimi i dytë brenda një jave që u bëhet militantëve islamistë.
Një javë më parë Egjipti ka ekzekutuar 15 persona që akuzoheshin për sulme vdekjeprurëse në Gadishullin Sinai.
Ky besohet të jetë numri më i madh i personave të ekzekutuar brenda një dite prej kur presidenti, Abdel Fateh al-Sisi e ka marrë udhëheqësinë.
Ekzekutimet e fundit janë kryer në burgun Borg al-Arab.