Egjipti pezullon të gjitha fluturimet për dy javë

16 mars 2020 | 19:10

Egjipti do të pezullojë të gjitha fluturimet në aeroportet egjiptiane duke filluar nga e enjtja për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, raportojnë media shtetërore.

Shumica e vendeve në Lindjen e Mesme kanë pezulluar pjesërisht ose plotësisht fluturimet, gjatë javës së kaluar. Vetëm në shkurt, 900,000 turistë vizituan Egjiptin, sipas ministrit egjiptian të turizmit Khaled Al Anany.

Qeveria egjiptiane tashmë ka pezulluar shkollat dhe universitetet për dy javë, sipas mediave shtetërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Isme Humolli, shefe e Emergjencave të OBSH-së në Kosovë, ka…