Egjiptiania rrezikon 5 vjet burg veshi fustan që i ekspozon trupin
03 dhjetor 2018
| 15:41
Ylli i filmave ka parakaluar në tepihun e kuq me fustan transparent dhe për këtë mund të dënohet me burg.
Aktorja Rania Youssef është paraqitur në një fustan të gjatë e të zi, por transparent duke ekspozuar kështu trupin, gjatë parakalimit në tepihun e kuq në Festivalin e Filmit në Kairo.
Me këtë rast, shumë egjiptianë kanë shprehur tërbimi e tyre, e për këtë mund të burgoset deri në pesë vjet nëse shpallet fajtore.
Ankesat kundër saj janë nënshkruar nga dy avokatë, të cilët edhe njihen që dërgojnë të famshmit në gjyq.
Megjithatë, aktorja edhe ka kërkuar falje me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke thënë: “Ishte hera e parë që kam veshur diçka të tillë dhe nuk e kam menduar se do të shkaktonte kaq shumë reagime”.