Egla reagon pas tentimit që bëri Gjesti për t’u arratisur nga shtëpia: Doja të bëja edhe unë të njëjtën gjë

27 shkurt 2025 | 11:20

Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka reaguar pas tentimit të arratisjes së Gjestit nga shtëpia e BBVA-s.

Aktorja pohoi se e kuptonte shumë mirë Gjestin, pasi edhe vetë kishte dashur ta bënte një gjë të tillë gjatë kohës sa ishte brenda garës.

“Vitin e kaluar doja të bëja një gjë të tillë, por pasi kuptova sepse mendja është për të kuptuar që po të kaloja murin do të bija sërish në rrethinat e ‘Top Channel’-it, nuk do ja mbathja dot, hoqa dorë nga ideja ime për të kaluar murin. Doja thjesht të arratisesha nga ai realitet. Kështu që e ndiej Gjestin, e kuptoj dëshirën e tij për t’u arratisur, sigurisht nuk kuptoj budallallëkun e tij për të mos kuptuar që ra prapë në ‘Top Channel’!”, deklaroi Egla përmes një video-reagimi të cilin e publikoi në Instagram.

Ndryshe, të mërkurën u raportua se Gjesti tentoi të arratisej nga shtëpia, për çka edhe në ato momente produksioni kishte fikur mikrofonat e banorëve të tjerë.

Gjesti kishte kapërcyer murin e oborrit, megjithatë kishte përfunduar në rrethimin e dytë brenda perimetrit të shtëpisë, i cili është po ashtu është 24 orë nën monitorimin e kamerave dhe stafit të sigurisë.

Produksioni e riktheu atë menjëherë pasi është siguruar se gëzon shëndet të plotë.

Vëllai i Madh mbrëmë futi një zarf të zi pas veprimit të dënueshëm të këngëtarit dhe vendimi për të do të merret të shtunën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë është dërguar pas shenja jete të mërkurën në…