
Egli hedh dritë mbi thashethemet, shpjegon arsyen pse hoqi motrën e Gjestit nga Instagrami
Pas përfundimit të spektaklit Big Brother VIP, Egli Tako dhe fituesi i këtij edicioni, Gjesti, janë përballur me shumë pyetje dhe aludime në lidhje me mundësinë e një lidhjeje jashtë shtëpisë me persona të tjerë. Për t’i sqaruar këto dyshime, Egli ka vendosur të reagojë publikisht dhe të hedhë dritë mbi situatën.
Ajo fillimisht ka sqaruar se gjithçka që është thënë për një lidhje me djalin që ishte aluduar para hyrjes së saj në BBV, Mario, është e pavërtetë. “Mario ka qenë instruktori i kunatit tim.
Ky është i vetmi kontakt. Nuk kam qenë në një marrëdhënie para se të niste Big Brother VIP,” tha Egli, duke e qartësuar situatën.
Për më tepër, ajo ka theksuar se ditën e daljes nga shtëpia është përballur me akuza të pabaza dhe thashetheme, duke i quajtur ato shpifësira. “Pikë së pari, në ditën e daljes nga shtëpia kam takuar disa persona. Më thanë se kanë shpifur për mua, që kam qenë e shoqëruar nga dikush, por kam ardhur vetë me makinën time, kam qenë vetë shofere,” shtoi ajo.
Një tjetër temë që ka qenë në qendër të vëmendjes është marrëdhënia e Egli Takos me motrën e Gjestit, pasi u vërejt se ajo kishte bërë “unfollow” në Instagram. Egli ka sqaruar këtë situatë dhe ka theksuar se profili i saj menaxhohet nga një ekip tjetër, dhe se janë bërë disa ndryshime, duke përfshirë heqjen e ndjekësve të caktuar. “Motra e Gjestit nuk më kishte follow, dhe nuk e di pse. Por marrëdhënia ime me familjen e Gjestit është shumë e mirë,” ka theksuar ajo.
Në fund, Egli ka treguar se ka uruar prindërit e Gjestit për fitoren e djalit të tyre dhe ka pasur një moment afeksioni me ata pas spektaklit.