Egli në debat me Gjestin: “Kam faj unë që të jap mundësinë ty…”!

12 shkurt 2025 | 14:11

Gjesti dhe Egli pas Prime-t të djeshëm kanë diskutuar në oborrin e shtëpisë të mërzitur me njëri tjetrin. Gjesti bëri disa deklarata që e mërziti Eglin e sikur të mos mjaftonte kjo banorja dëgjoi edhe deklaratat nga ish banorja e “BBV” në Kosovë, Xheneta e cila deklaroi se mendonte se Gjesti ishte duke e pritur jashtë.

Gjesti

Ti nuk ke kufij.

Egli:

Për sa kohë dëgjoj një intervistë dhe jam përfshirë zgjedh të largohem derisa të zbuloj të vërtetën sidomos ndaj dikujt që nuk ndjen për mua dhe e lobon. Më ke mbajtur duke më thënë që të vinë ndryshe ndjenjat. Kam faj unë që të jap mundësinë ty të flasim dhe ti ikën. Faji është i gjithë i imi. Unë kam besuar dhe vazhdoj ta bëj.

Gjesti:

A mendon se kam bërë lojë me ty?

Egli:

Nuk e di të të kthej përgjigje, jam lëmsh dhe shumë e ngarkuar. Unë di që të kam besuar, kaq di unë. Për sa kohë një vajzë del në një intervistë dhe thotë unë e prisja jashtë të ndanim gjërat me njëri tjetrin, unë nuk kam më apsolutisht asnjë vend në këtë marrëdhënie. Dëgjova deklaratën e një vajze që unë nuk e njoh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Gjykata Themelore në Tetovë kanë marrë vendim që kryetari…