Egnatia dhe Kukësi luftojnë për trofeun e parë të sezonit

24 dhjetor 2024 | 15:28

Më 26 dhjetor, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të luhet Superkupa e Shqipërisë, e 31-ta në histori. Egnatia si kampione e Shqipërisë dhe fituese e Kupës, ndërsa Kukësi si finalist i Kupës së Shqipërisë, do të përballen me njëra-tjetrën në këtë duel të veçantë për trofeun e parë të sezonit 2024/2025.

Vetëm dy ditë kanë mbetur nga Superkupa e Shqipërisë, teksa rrogozhinasit pas titullit kampion dhe Kupës së Shqipërisë, synojnë trofeun e parë në histori të Superkupës. Kukësi, ndërkohë e ka fituar vetëm një herë më parë Superkupën dhe kuksianët do të tentojnë trofeun e dytë në histori.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ragip Xhaka, ka…