Egnatia, Dinamo dhe Skënderbeu kualifikohen në çerekfinale

15 janar 2025 | 15:58

Egnatia, Dinamo dhe Skënderbeu, kanë siguruar kalimin për në çerekfinalet Kupës së Shqipërisë.

Rrogozhinasit fituan me shifrat e thella 4-0 ndaj Kastriotit në shtëpi. Një sfidë pa shumë histori, me golat që u shënuan nga Alijev, Ndreca, Leo Melo dhe Joel.

Kualifikimin me goleadë e siguroi edhe Dinamo, që mposhti 6-1 Erzenin në stadiumin “Elbasan Arena”. Itodo Mandela shkëlqeu në këtë përballje, me një tripletë të realizuar, ndërsa golat e tjerë u shënuan nga Bregu, Nani dhe Lorenco Vila. Autogoli i Hoxhës në pjesën e parë, kishte vetëm vlerë statistikore për Erzenin.

Skënderbeu mposhti minimalisht Vorën në stadiumin e Devollit. Korçarët iu falën goli të shënuar nga Rabiu, ndërsa në pjesën e parë shpërdoruan edhe një penallti.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarë amerikanë dhe zviceranë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit…