Egnatia fiton Kupën e Shqipërisë për herë të dytë radhazi
14 maj 2024
| 23:03
Egnatia fitoi Kupën e Shqipërisë, për herë të dytë radhazi. Rrogozhinasit triumfuan minimalisht 1-0 në finalen ndaj Kukësit.
Duelin e vendosi një gol i shënuar nga Edison Ndreca në minutën e 38-të në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, verilindorët iu afruan disa herë barazimit, por nuk ia dolën dot të shënojnë.
Në minutën e 79-të, Egnatia shpërdoroi edhe një penallti, me portierin Tafas, që priti gjuajtjen e Fernandos.