Egnatia pranë kualifikimit, Partizani barazon me Laçin

05 shkurt 2025 | 17:00

Dy ndeshjet e para të Kupës së Shqipërisë, të vlefshme për fazën çerekfinale, nuk prodhuan surpriza.

Egnatia triumfoi me rezultatin 3-1 ndaj Bylisit në transfertë. Një sukses i rëndësishëm për rrogozhinasit, që hedhin një hap drejt kualifikimit.

Sfida e kthimit do të luhet me Egnatian si pritëse më 26 Shkurt.

Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Laçit në transfertë, duke u ndalur sërish nga kurbinasit brenda pak ditëve. Skuadra bardhezi luajti me 10 lojtarë nga minuta e 18-të, kur Indrit Prodani u ndëshkua me karton të kuq.

Edhe pse në superioritet numerik, të kuqtë nuk e shfrytëzuan dot për të marrë fitoren. Kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit, e cila do të luhet në kryeqytet, më 26 shkurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Ismet Beqiri, ka…