Egnatia rrëmben Superkupën ndaj Kukësit
27 dhjetor 2024
| 10:30
Egnatia është Superkampione e Shqipërisë. Rrogozhinasit triumfuan 2-0 në “Arenën Kombëtare” përballë Kukësit, duke fituar kështu trofeun e parë të sezonit, një trofe që nuk vlen asnjë qindarkë fitim për klubin.
Egnatia si kampione dhe fituese e Kupës, u përball me Kukësin si finaliste e Kupës sezonin e kaluar, me verilindorët që nuk arritën dot t’i rezistonin “furisë” së rrogozhinasve.
Këta ta fundit e nisën mjaft mirë takimin, duke kaluar në avantazh me Ujkën në minutën e 19’ të takimit.
Pjesa e dytë gjithashtu foli për kampionët e Shqipërisë, të cilët shënuan të dytin në minutën e 84’ me Bakayokon, duke “hipotekuar” trofeun dhe duke kompletuar “Tripletën” (Kampionat, Kupë, Superkupë).
Kjo është Superkupa e parë për Egnatian. /tch