Egnatia shkarkon Duron
27 janar 2023
| 17:02
Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajner i Egnatias. Lajmin e ka dhënë klubi rrogozhinas me anë të një njoftimi në rrjetet sociale.
Shkarkimi ka ndodhur për shkak të rezultateve të dobëta teksa klubi ka nisur nga puna për ta gjetur zëvendësuesin e Duros. “KF Egnatia njofton se Shpëtim Duro nuk do të jetë më trajneri i ekipit. Klubi e falënderon për punën e bërë dhe i uron suksese në karrierë”, thuhet në njoftimin e Egnatias.