Egnatia synon transferimin e Berishës

26 dhjetor 2024 | 12:58

Pas Frederic Veselit, kampionia e Shqipërisë në futboll, Egnatia po e synon një reprezentues tjetër të Kombëtares së Shqipërisë. Sipas mediumeve në Shqipëri, bëhet fjalë për portierin Etrit Berisha, i cili mund të jetë përforcimi I madh i Egnatinas në afatin kalimtar të janarit.

Në fakt, Berisha është lojtar i lirë dhe ideja për t’u zhvendosur në Kategorinë Superiore deri në fund të sezonit po duket e realizueshme. Kjo do t’i jepte mundësinë Berishës të ketë minutazhë dhe të rikthehet sërish protagonist në fushën e lojës, me synim për të siguruar një transferim në Evropë për sezonin e ardhshëm.

Realizimi i këtij transferi nuk do të jetë aspak i lehtë për shkak të kërkesave të larta financiare të Berishës, por tek Egnatia nuk po heqin dorë nga kjo ide. Berisha 35-vjeçar prej korrikut të këtij viti është pa klub pasi i skadoi kontrata me Empolin, ndërsa në Itali ka bërë karrierë edhe te Torino, SPAL-i, Atalanta e Lazio. Ai gjithashtu ka edhe 80 paraqitje me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anis Mehmeti ka gjetur shtegun e tij, duke shpresuar të…