Egnatia transferon Frederik Veselin

15 tetor 2024 | 12:15

KF Egnatia ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjetet sociale se kanë arritur marrëveshje për transferimin e qendërmbrojtësit të kombëtares shqiptare, Frederik Veseli. Veseli i cili ka një karrierë të bujshme si futbollist pasi më herët kishte luajtur në Ligën Premier tek Manchester United teksa ishte paraqitur edhe në radhët e Salernitanas, Empolit dhe Beneventos në Serie A.

Së fundmi ai kishte qenë pjesë e Karagumrukut në Turqi por pas largimit nga ky ekip kishte mbetur lojtar i lirë. Veseli debutimin me Shqipërinë e kishte bërë në vitin 2015 dhe që nga ajo kohë ai është paraqitur në 44 ndeshje për “Kuqezinjtë”.

“Klub Futboll Egnatia njofton se ka firmosur kontratë deri në 2026 me qendërmbrojtësin e kombëtares Shqiptare Frederic Veseli. I formuar tek Manchester United 31-vjeçari është një vlerë e shtuar e klubit tonë dhe Abissnet Superligës. Presidenti Agim Demrozi ka falënderuar Federic Veselin që besoj në projektin e Egnatias për vazhdimësinë e karrierës se tij”, thuhej në njoftimin e klubit shqiptar.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, ka thënë se lajmi që Shqipëria…