Egzon Bejtullai i bashkohet zyrtarisht Dritës
18 janar 2024
| 09:59
Drita ka konfirmuar se Egzon Bejtullai është lojtari i tyre më i ri.
Klubi gjilanas bëri të ditur se lojtari me të nënshkruar kontratën, i është bashkuar ekipit në Turqi.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të Dritës:
Bardhë e kaltër është edhe Egzon Bejtullai
Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e Egzon Bejtullait në radhët tona.
Egzoni sot i është bashkuar ekipit në Antalya të Turqis ku është pritur nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese së bashku.
Egzoni ka nënshkruar marrëveshje me klubin për dy vite e gjysëm dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2026.