Egzon Gashi konfirmon largimin nga Vëllaznimi

13 qershor 2018 | 19:50

Futbollisti e Egzon Gashi për “Epokën e re” e  ka konfirmuar lajmin se nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Vëllaznimit.

“Nga sot jam lojtar i lirë, pasi nuk kemi arritur marrëveshje me Vëllanzimin për të vazhduar kontratën”, ka thënë Gashi.

Ish-sulmuesi i Besës dhe Feronikelit, ka folur edhe për të ardhmen. Futbollisti pejan ka bërë me dije se ka pasur oferta, por fillimisht prioritet e kishte skuadrën kuqezi. “Oferta kam pasur me herët, por nuk kam dashur të vendosi asgjë derisa të bisedojë me drejtuesit e Vëllanzimit. E kam ndier obligim moral që kjo skuadër të jetë primare, sidomos pas rënies në Ligën e Parë”, ka deklaruar Gashi.

/Veton ZYMBERI/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka bërë të ditur se…