Egzon Gjuka e Salemateu Camara, më të mirët e vitit 2024

27 dhjetor 2024 | 07:54

Federata e Hendbollit e Kosovës të enjten mbrëma i ka shpallur më të mirët e vitit 2024.

Ceremonia “Laureatët 2024” është mbajtur në Hotel International Prishtina.

Ceremoninë me praninë e tij e madhështoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Pos tij prezent ishin edhe ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Daulina Osmani, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi dhe shumë doajenë të hendbollit, drejtues klubesh, punëtorë të hendbollit, hendbollistë e hendbolliste.

Ceremonië e hapi presidenti Eugen Saraçini, që paraqiti të arriturat e federatës sonë gjatë vitit që po e lëmë pas.
Për herë të katërt rresht hendbollisti më i mirë në Kosovë është shpallur Egzon Gjuka. Ai e udhëhoqi Rahovecin drejt titullit të kampionit, ndërsa u shqua edhe te Kombëtarja e Kosovës.

Hendbollistja e Ferizajt, Salemateu Camara, u shpall më e mira e vitit. Hendbollistja nga Guinea ka shkëlqyer gjatë gjithë vitit, ndërsa me Ferizajn ka fituar Kupën dhe Superkupën e Kosovës.

Lojtarët më të mirë të Kombëtares u shpallën Bujar Ramosaj e Arlinda Hajdari.
Në shtatëshen më të mirë te hendbollistët kanë zënë vend Arbër Curri, Lulzim Shabani, Jon Muqolli, Egzon Gjuka, Jeton Bislimi, Arbios Mushkolaj e Enis Kuleta.
Rron Ramadani është shpallur lojtari më i mirë i mbrojtjes, ndërsa Albi Gjuka është golashënuesi më i mirë i vitit me 229 gola.
Te hendbollistet në shtatëshen më të mirë kanë zënë vend Blerta Ahmetxhekaj, Luljeta Sopjani, Orgesa Gola, Salemateu Camara, Fetane Uzunlar, Sevdanur Ozkan e Arlinda Dinarica.
Shkurta Mehmeti është shpallur lojtarja më e mirë e mbrojtjes, ndërsa Alma Nivokazi është golashënuesja më e mirë e vitit me 147 gola.

Rahoveci te meshkujt dhe Istogu te femrat janë shpallur klubet më të mira të vitit. Te juniorët klubi më i mirë është shpallur Besa Famgas. Te kadetët klubet më të mira ishin Besa Famgas e KHF Shqiponja. KH Trepça e KHF Shqiponja janë klubet më të mira te pionierët, ndërsa KH Istogu e KHF Prishtina te njomakët.

Verim Zherka e Faruk Shala janë shpallur trajnerët më të mirë të vitit, ndërsa Besfort Jahja e Sherif Xhema janë gjyqtarët më të mirë të vitit 2024 në hendbollin kosovar.
Demë Sadiku është shpallur Punëtori Sportiv i vitit 2024.

Shpresa të vitit te vajzat janë shpallur Elisa Gjikolli, Rejhane Murati, Rinesa Jashari, Natyrë Arifi, Ardiola Surdulli, Rita Hasanaj e Valza Manxhuka.

Te djemtë shpresa të vitit janë: Ajan Muqolli, Orges Mavraj, Jon Miftari, Aldon Sahiti, Enes Hasani, Ali Bajqinovci e Adis Vula.
Janë nderuar edhe partnerët e Federatës sonë: MKRS, KOK, KEP Trust, NLB Banka, Ujë Rugove, MiniMax, Hotel Emery e Hotel International Prishtina.

FHK-ja ka çmuar edhe bashkëpunimin shembullor me gazetarë, ndërsa ceremonia nisi duke nderuar personalitet që kanë ndërruar jetë gjatë vitit 2024.

Me mirënjohje Post-Mortum janë nderuar ish-sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci, që gjithë jetën ia kushtoi sportit të hendbollit e mbi dy dekada dha kontribut të çmuar për FHK-në. Pastaj, ish-komesarja e garave, Shqipe Bajçinca-Brestovci, Muhamet Alaj, Aziz Makiqi, Nebahate Brahaj Gashi, Skender Alija, Murat Kastrati, Argjend Dreshaj, Qerkin Morina, Kadrije Sllamniku Basha e Rexhep Haxhimusa.

Me shpalljen e më të mirëve kanë përfunduar aktivitetet e FHK-së për vitin 2024. Por kohë për pushim nuk ka. Menjëherë në fillim të janarit na presin aktivitete shumë të rëndësishme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agresori që mësyu me makinë në tregun e Krishtlindjeve në…