Egzon Kelmendi – Elkosi kandidat i AAK-së për deputet, merr mbështetje në Pejë

08 dhjetor 2024 | 11:53

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Egzon Kelmendi-Elkosi, ka mbajtur mbrëmë një tubim me të rinjtë e Pejës në kuadër të para fushatës për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt.

Ngjarja, e cila u karakterizua nga një atmosferë energjike dhe argëtuese, ishte më shumë se një mbrëmje festive.

Kelmendi ndau vizionin e tij për një Kosovë të zhvilluar, ku të rinjtë luajnë një rol qendror në ndërtimin e një të ardhmeje më të ndritur.

Në fjalimin e tij, Kelmendi vlerësoi energjinë dhe potencialin e të rinjve, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së tyre në vendimmarrje:

“Të rinjtë janë forca jonë kryesore. Vizioni ynë për Kosovën nuk mund të realizohet pa angazhimin e tyre aktiv dhe idetë e tyre kreative. Së bashku, mund ta çojmë vendin tonë përpara”, ka deklaruar ai.

Të pranishëm në tubim ishin edhe figura të njohura nga AAK, si Ali Berisha e Daut Haradinaj.

“Ali Berisha dhe krejt rinia e Pejës në përkrahje të kandidatit të AAK-së për Kuvendin e Kosovës, Egzon Ramiz Kelmendi -Elkos. Egzoni dhe kjo familje po e jetësojnë ëndrrën e kosovarëve se në Kosovë ka shpresë”, ka shkruar Haradinaj.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një takim mobilizues me…