Egzon Qerimi prezantohet te Ferizaj

10 korrik 2023 | 16:44

Skuadra e Ferizajt është përforcuar me mesfushorin Egzon Qerimi, i cili ka qenë pjesë e Llapit, Dukagjinit, KEK-ut dhe Ulpianës.

“FC Ferizaj ju njofton se sot është arritur marrëveshja me mesfushorin ofansiv, Egzon Qerimi. Ai në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e Llapit, Dukagjinit, KEK-ut dhe Ulpianës. Mesfushori Qerimi dallohet për organizimin e mirë të lojës, vizionin dhe saktësinë në pasime”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.

Skuadra e Ferizajt e ka angazhuar edhe Ismet Munishit në krye të shtabit teknik dhe synim e ka rikthimin në Superligën e futbollit të Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vjedhjet e shumta në shtëpi e biznese të ndryshme në…