Eh, po, kjo është punë e rëndë

01 janar 2021 | 09:03

Të gjithë ne kemi pasur ditë të këqija në punë, por ndoshta asnjëri sikur ky veteriner nga Tajlanda, i cili u la nga jashtëqitjet elefantit përderisa po e trajtonte kafshën trupmadhe.

I njohur si Dr. Tomi, veterineri që punon në parkun e natyrës në Chiang Mai, u bë qull nga jashtëqitjet përderisa po ia largonte një pjesë të bllokuar në zorrë elefantit. Kjo gjendje mund të kishte qenë fatale për kafshën, nëse nuk do të ndihmohej nga veterineri.

Dy persona që po e ndihmonin veterinerin u panë duke qeshur në pamjet e publikuara, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Komentuesit në rrjetet sociale e vlerësuan lart punën e veterinerit për t’i shpëtuar jetën elefantit të moshuar, të quajtur Lana, ndonëse pranuan që skena ishte qesharake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një familje në…