EHF-ja shkruan për suksesin e Kosovës: Natë historike në Istog
04 nëntor 2022
| 13:45
Federata Evropiane e Hendbollit ka shkruar për fitoren e Kosovës ndaj Ishujve Faroe, të enjten mbrëma. Sipas EHF-së, fitorja dëshmon rritjen e vazhdueshme të Përfaqësues së Kosovës në hendboll (vajzat).
“Kosova nuk kishte fitore në fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror. Por rritja e formës u dëshmua në kualifikimet e kaluara për Evropian dhe kjo u konfirmua në një natë historike në Istog, ku lojtaret e Kosovës siguruan fitore të shkëlqyer ndaj Ishujve Faroe. E udhëhequr nga Leonora Demaj që shënoi 9 gola, Kosova nuk shikoi për asnjë moment prapa dhe bëri një hap të madh drejt kalimit në fazën tjetër”, ka shkruar EHF-ja.