“Ehhh, kështu e ka Jeta…”, Lirim Mehmetaj ia gjen krejt kapërcimet partiake Statovcit

08 janar 2025 | 20:10

Një seri të mbajtjes së pasqyrës nga e kaluara të politikanëve më të zellshëm aktualisht në Vetëvendosje, gazetari Lirim Mehmetaj tash në radhë e ka pasur deputeten Jeta Statovci – të cilës i ktheu fotografi kur qëndronte pranë Isa Mustafës (LDK) e Uran Ismajlit (PDK).

Një herë pranë e pranë Isa Mustafës, si asistente te Imet Rrahmanit. Në kërkim të “kontributit për Kosovën”, ndërrohet ministri, ndërron edhe e nderuara Statovci. Përbirohet në kabinet te Uran Ismailit. Tjetër njeri e tjetër parti, po kështu e ka Jeta. Si përfundim, prapë ndërron pushteti, ndërron edhe zonja. Tash e kemi të flaktë në Vetëvendosje”, shkroi Mehmetaj.

Postimi i plotë:

Ehhh, kështu e ka Jeta…

Nëse mendoni se këta bredharakët e partive të tjera që kanë përfunduar në Vetëvendosje janë veç të gjeneratës së vjetër e keni gabim.

Serviliteti është sëmundje që të kap qysh në rini, ja për shembull si këtë zonjën Jeta Statovci.

Një herë pranë e pranë Isa Mustafës, si asistente te Imet Rrahmanit.

Në kërkim të “kontributit për Kosovën”, ndërrohet ministri, ndërron edhe e nderuara Statovci.

Përbirohet në kabinet te Uran Ismailit.

Tjetër njeri e tjetër parti, po kështu e ka Jeta.

Si përfundim, prapë ndërron pushteti, ndërron edhe zonja.

Tash e kemi të flaktë në Vetëvendosje.

Do të mund të thosha se i ka mbetur edhe Lista Serbe, por kur kemi parasysh bashkëpunimin e thellë VV-Lista Serbe, atëherë në njëfarë forme e ka të provuar përmes Vetëvendosjes edhe këtë parti.

Urime e nderuar, vetëm përpara, kapi 500k.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e rajonit të Prishtinës realizoi tri operacione të befasishme…