Eichhorst në Prishtinë: BE-ja mirëpret njoftimin për fillimin e hartimit të statutit të asociacionit
Drejtoresha për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, njëherësh zëvendësdrejtoresh menaxhuese në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS), Angelina Eichhorst, ka mirëpritur njoftimin e kryeministrit Ramush Haradinaj, për fillimin e hartimit të statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Ne tash do të ftojmë kryenegociatorët nga Beogradi dhe Prishtina, ekipet e tyre, si dhe Ekipin Menaxhues dhe ekspertët teknikë për diskutime në Bruksel dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim në procesin e hartimit”, ka thënë Eichhorst, e cila ishte për vizitë dyditore në Kosovë.
Në këtë kontekst, ajo ka thënë se Kosova duhet të zbatojë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe atë pa vonesa të mëtejshme.
Linku i plotë i qëndrimit të Eichhorst për asociacionin: https://eeas.europa.eu/delegations/kosovo/42504/eichhorst-n%C3%AB-prishtin%C3%AB-be-ja-mir%C3%ABpret-njoftimin-p%C3%ABr-fillimin-e-hartimit-t%C3%AB-statutit-t%C3%AB_sq