Eikseni rikthehet në Premier Ligë, ky është reagimi i Tottenhamit
Tottenhami e ka mirëpritur kthimin e Christian Eriksenit, ish-mesfushorit të vet, në Premierligë me Brentfordin të hënën.
Brentfordi njoftoi të hënën herët se mesfushori danez Eriksen ka nënshkruar marrëveshje gjashtëmujore me klubin. Ai do të luajë për Brentfordin deri në përfundim të sezonit 2021/22.
“Sa mirë t’ju shohim përsëri në Premierligë”, shkroi Tottenhami në rrjetet sociale.
Mesfushori danez i kaloi plot shtatë vjet në Tottenham para se t’i bashkohej Interit në vitin 2020, duke i zhvilluar 226 ndeshje për Spurs.
Erikseni u largua nga Interi duke e shkëputur marrëveshjen me pajtim dypalësh, pasi autoritetet mjekësore në Itali ia ndaluan atij të luajë në Serie A për shkak se e ka një defibrilator të vendosur në zemër.
Megjithatë, ai tani i ka kaluar testet mjekësore dhe është i shëndoshë për të luajtur përsëri dhe do të bëhet lojtari i parë profesionist në Angli që luan me defibrilator në zemër.
Erikseni detyrohet të bartë defibrilator për rregullimin e rrahjeve të zemrës, pas arrestit kardiak që e kishte pësuar duke luajtur për Danimarkën në Euro 2020 verën e kaluar.
Në të kaluarën, Erikseni ka thënë se zemra e tij nuk është pengesë që ai të luajë futboll.
Ai madje synon të luajë për Danimarkën në Kampionatin Botëror 2022, i cili do të mbahet në Katar në nëntor.