
Einxhel e gatshme të bëhet nuse Prishtine
21 gusht 2022
| 10:17
Ditën e djeshme një koment i Monika Lubonjës për fëmijën e Einxhel Shkirës, ku shprehej se ishte vajzë, bëri që ky të merrej si një “konfirmim” për gjininë e bebit.
Tanimë Einxhel ia ka kthyer në të njëjtën monedhe Monikës, ku krahas një videoje brenda shtëpisë së Big Brother Vip, ku aktorja “parashikonte” shtatzëninë e Shkirës shkruan:
“Po po i pari e ka thënë Dagz në fakt që e kishte mendjen e ndame. Kujdes mos të marrim edhe ty nuse Kosove.”
Kësaj deklarate të Einxhel Monika nuk hezitoi t’i përgjigjej.
“Ty të lumtë goja. Unë jam gati të vi në Prishtinë,-shprehet e bindur aktorja.