Ejup Statovci është hero

16 prill 2020 | 19:49

Driton Lajçi

Sot Ejup Statovci, rektori historik i Universitetit të Prishtinës e ka 80- vjetorin e lindjes. Rektori jone i lëvizjes studentore 1997-1999, ka vetëm ditëlindje. Ditëlindja e tij është edhe më 1 Tetor 1997. Më 19 tetor 1999 u nda fizikisht nga ne. Mirëpo, jeta dhe vepra e tij në interes të shkencës juridike, Universitetit, studentëve dhe lirisë së Kosovës e bën të rilindur.
Vitet e Universitetit janë vite të Kosovës. Universiteti është mishërim i këtij populli. Prej aty, prej gjirit të Universitetit u nisen hapat e mbarë për kombin. Brez pas brezi. Në vazhdimësi jam habitur me indiferencën e ish/kolegëve të rektorit Statovci, e besa edhe me elitën e shoqërisë sonë. Emrit Ejup Statovci duhet t’i jepet vend i merituar në Republikën e Kosovës. E kemi thënë që nga viti 2000. Këtë teme e kemi diskutuar edhe me kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Albin Kurtin. Jo për hatër, jo për të bërë garë me askënd, por për merita të jashtëzakonshme. Ejup Statovci është hero! Hero! Urime Ditëlindja Rektor!
P. S.
Natyrisht, vëmendja këtyre ditëve është tek shëndeti publik, te sëmurit, te vdekurit dhe tek familjarët e tyre si pasojë e pandemisë Covid-19. Kurajo dhe shëndet bashkëkombës në këtë kohë të pandemisë Covid-19.
Kujdes Po. Panik Jo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka bërë me…