Ejupi: 100 mijë euro premi për titull  

18 maj 2018 | 14:58

Prishtina do të luajë të dielën ndeshjen kryesore ndaj Dritës së Gjilanit.

Prishtina duhet të shënojë fitore me 2 gola diferencë për të fituar titullin e kampiones në futboll. President i Prishtinës, Remzi Ejupi, në një intervistë për “Klan Kosova” ka premtuar se në qoftë se ekipi i tij arrin të marrë titullin kampion ai do të jap një premio prej 100 mijë eurosh.

“Në rast se shpallemi kampionë, kemi vendosur në dispozicion të skuadrës një shifër jo shumë të madhe, por modeste, prej 100 mijë eurosh”, ka thënë Ejupi.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gianluigi Buffon ka njoftuar se në fund të sezonit do…