Ejupi: Presim shumë nga Besart Berisha

22 shtator 2021 | 15:24

Kampionia në fuqi e Superligës, Prishtina e ka prezantuar sulmuesin Besart Berisha.

Presidenti i skuadrës kryeqytetase, Remzi Ejupi ka thënë se Prishtina është e befasuar me Berishën, pasi duket si një 26-vjeçari.

“Pasi i përfunduam testet duket që kemi lojtar 26-vjeçari, kemi mbetur befasuar. Presim një përformancë të lartë nga Besarti dhe besoj që do t’i ndihmoj edhe grupmoshat e reja. Besarti besoj që do ndihmoj shumë në klubin e Prishtinës, jo vetëm në rezultate, por edhe te grupmoshat e reja. Dyert e Prishtinës janë të hapura për gjithë lojtarët e vjetër që kanë bërë karrierë. Presim shumë nga Besarti”, ka thënë Ejupi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra nënkampione e Kosovës në futboll, Drita nga Gjilani ka…