Ekipa e nxori zbuluar, zbulohet bashkëpunimi “bombë” i Luana Vjollcës

05 dhjetor 2022 | 11:41

Është mbajtur natën e mbrëmshme episodi i ri i emisionit “Zemër Luana”.

Si gjithmonë, Luana është kujdesur që të krijojë super atmosferë me energjinë e saj pozitive.

Mirëpo, në një moment ekipa e ka vënë në ‘sikletë’, pasi ia zbuluan pak nga kënga e saj më e re.

“Ndaleni këngën, o Zot. Keni ngatërruar këngën. Mirë, ishalla se kap njeri”, dëgjohet duke thënë Luana.

Burime të Indeksonline të afërta me artistët bëjnë me dije se kënga e re nga Luana po vjen në bashkëpunim me reperin e njohur shqiptar, Bardhi.

Kështu që qëndroni gati, sepse një këngë e fortë është afër publikimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lojtari i Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka folur për yllin portugez,…