Ekipet e FSK-së vazhdojnë me operacionet e deminimit

05 tetor 2023 | 15:28

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se janë duke realizuar operacionet e deminimit në fushat  e minuara që paraqesin rrezikshmëri të lartë për popullatën.

“Sot komandanti i Gardës Kombëtare, gjeneralbrigade Naim Haziri së bashku me komandantin e Regjimentit të Mbrojtjes Civile, nënkolonel Gezim Sada, ka vizituar ekipet e EOD-së, në Parkun e Lirisë në Ferizaj, Babaj Bokës Gjakovë dhe në poligonin e demolimeve në Harilaq, për t’u dhen mbështetjen e tyre në këtë punë humanitare që janë duke e realizuar me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë”, ka njoftuar FSK-ja.

Sipas këtij njoftimi, gjeneral Haziri ka thënë se falë punës së ekipeve të FSK-së janë shpëtuar shumë jetë njerëzish dhe “ne ndihemi krenar me punën tuaj”.

“Çdo mjet i pa shpërthyer që ju e gjeni dhe e eliminoni do të thotë një jetë e shpëtuar, ju përgëzoi për punën e bërë deri më tani  dhe ju uroj suksese dhe shëndet deri në eliminimin e të gjitha minave dhe mjeteve të pashpërthyera që ndodhen në Kosovë”, citohet të ketë thënë Haziri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara  të Amerikës (ShBA) ia kanë dhuruar Ukrainës…