Ekipet emergjente në Mitrovicë mobilizohen për parandalimin e zjarreve

02 prill 2019 | 14:19

Të martën në ambientin e Komunës së Mitrovicës, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri, ka mirëpritur në takim përfaqësues të policisë së Kosovës, dhe përfaqësues nga Njësia e zjarrfikësve.

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me ngritjen e kapaciteteve për rastet emergjente, ku kohëve të fundit vendet rurale të komunës së Mitrovicës po ballafaqohen me problemin e  zjarrvënies së qëllimshme.

Me këtë rast, përfaqësuesit e policisë, janë shprehur të gatshëm të ndihmojnë me të gjitha kapacitete që kanë në dispozicion, për të reaguar me kohë kur paraqiten rastet me emergjence siç është problemi i zjarrit.

Ndërsa drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri, ka thënë se stafi komunal është në kontakt me ekipet emergjente dhe janë duke e përcjell situatën në vazhdimësi,  prandaj duhet të ndërmarrim edhe hapa më konkret për ta evituar këtë problem.  “Në bazë të informatave dhe inspektimeve të vazhdueshme nga drejtoria jonë, situata nuk është shumë e kënaqshme, sepse numri i zjarreve është shqetësues në gjithë territorin e Kosovës e ditët e fundit edhe në Mitrovicë. Prandaj ne duhet të ndërruarin sa më parë masa për ta ndaluar këtë dukuri”, ka thënë Bahtiri.

Në fund të takimit, të pranishmit u dakorduan që disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës të trajnohen nga përfaqësuesit e Zjarrfikësve me një trajnim dy ditor lidhur me planin e veprimit për përdorimin e mjeteve për shuarjen e zjarreve, si dhe apeluan tek të gjithë qytetarët e komunës sonë që ti ruajnë hapësirat tona pyjore.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, i ka reaguar…