Ekipet ndërkombëtare do të dërgohen në të gjitha centralet bërthamore të Ukrainës

14 dhjetor 2022 | 16:48

Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, ka thënë se marrëveshja për lëvizjen e armëve të rënda nga centrali bërthamor i Ukrainës në Zaporizhja është ende duke u diskutuar.

Por, ai ka shtuar se ishte marrë vendim për të dërguar ekipe të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (IAEA), në të gjitha centralet bërthamore të Ukrainës.

Shmyhal nuk ka dhënë më shumë detaje, por këto komente i bëri, më 13 dhjetor, pas takimeve që kishte në Paris me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe shefin e IAEA-s, Rafael Grossi, ku është diskutuar për centralin bërthamor në Zaporizhja.

“Rusët kanë ende një qëndrim të fortë ndaj centralit bërthamor”, ka thënë ai në televizionin ukrainas.

“Negociatat po zhvillohen si nga pala franceze, ashtu edhe nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore”, ka shtuar ai.

Vendimi për të dërguar ekipe të IAEA-s në të gjitha centralet është pjesë e një përpjekjeje për të shmangur një katastrofë në zonën e luftës.

Grossi, ka deklaruar deklaroi më herët se ai mbetet “tmerrësisht i shqetësuar për situatën në central, i cili është burim rreziku për aq kohë sa vazhdojnë bombardimet”.

Centrali bërthamor në Zaporizhja është më i madhi në Evropë dhe ndër dhjetë më të mëdhenjtë në botë.

Ky central ka qenë një nga shënjestrat e ushtrisë ruse prej nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.

Moska dhe Kievi kanë fajësuar njëri-tjetrin për bombardimet rreth centralit, të cilat kanë rritur shqetësimet për katastrofë bërthamore. /REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nje ide e projektuar që në 2018-tën, të popullarizuar shqiptare…