Ekipet ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar mbështesin FSK-në

06 dhjetor 2024 | 09:10

Mbretëria e Bashkuar me ekipet e saj të British Military Advisory and Training Team kanë realizuar trajnimin “Training Designer and Management Course”, me personel të sektorit të trajnimeve të FSK-së dhe personeli i cili do të marrë pjesë në operacionin “Interflex”.

Sipas një njoftimi nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës, trajnimi kishte për qëllim përgatitjen e personelit për të analizuar, dizajnuar dhe mbajtur trajnime të ndryshme, me interes për forcën. Duke u fokusuar në: kuptimin e procesit të kërkesave të trajnimeve dhe analiza e tyre, demonstrimi i procedurave të mësuara për të dizajnuar trajnimin në faza të caktuara, demonstrimi i aplikimit të trajnimit dhe konfirmimi që trajnimi është duke u mbajtur sipas standardeve.

“Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur në vazhdimësi ngritjen e kapaciteteve njerëzore, me qëllim të ngritjes së profesionalizimit dhe kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesa më e madhe e partive politike ende nuk kanë…