Ekipi amerikan arrin në Korenë Veriore për të biseduar për samitin
28 maj 2018
| 10:34
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, ka njoftuar të dielën se një ekip amerikan ka arritur në Korenë Veriore për t’u përgatitur për samitin e propozuar në mes të tij dhe liderit verikorean, Kim Jong Un.
Zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe ata të Koresë Veriore janë takuar në fshatin Panmunxhom.
“Ekipi i Shteteve të Bashkuara ka arritur në Korenë Veriore për të planifikuar samitin në mes të Kim Jong Unit dhe meje Unë besoj se Koreja Veriore ka një potencial të shkëlqyer dhe një ditë do të bëhet komb me ekomoni të madhe. Kim Jong Un pajtohet me mua në këtë pikë. Kjo do të ndodhë”, ka shkruar Trump në llogarinë e vet në “Twitter”.