Ekipi i IKShP-së mbërrin në Kuvend, kontrollon deputetët

14 prill 2020 | 10:55

Në objektin e Kuvendit të Kosovës tashmë ka arritur ekipi i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për t’i kontrolluar deputetët nëse kanë simptoma të pandemisë së virusit “Korona”.

E gjithë kjo po bëhet për shkak të mbarëvajtjes së seancës së iniciuar nga PDK-ja për miratimin e një pakoje prej 320 milionë eurove për t’u dalë në ndihmë bizneseve që janë të prekur nga masat e ndërmarra kundër pandemisë, e cila do të fillojë në orën 11.00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, e ka cilësuar “kontestuese” çështjen…