Ekipi i KEDS-it sulmohet në Prizren teksa po kryente detyrën zyrtare

18 gusht 2021 | 14:58

Një ekip i KEDS-it është sulmuar më 17 gusht në Prizren teksa po kryente detyrën zyrtare. Për rrjedhojë, një nga punëtorët ka marrë lëndime trupore.

Ai pas tretmanit mjekësor është duke u shëruar në shtëpi.

Policia e Kosovës është duke u marrë me rastin.

“KEDS-i dënon fuqishëm këtë veprim, përderisa ne si kompani presim nga organet e rëndit dhe drejtësisë të kryejnë punën e tyre dhe ata që bëjnë veprime të tilla të marrin dënimin e merituar. Rastet e tilla paraqesin pengesa të mëdha në kryerjen e detyrave për punëtorët tanë, të cilët kanë mision furnizimin me energji elektrike të qytetarëve të vendit. Secili punëtor yni është i përkushtuar të kryejë detyrat e veta zyrtare, ndërsa presim nga të gjitha hallkat e shoqërisë që punëtorëve tanë t’ua lehtësojnë punën, pra të bashkëpunojnë për të gjitha çështjet që ndërlidhen me ta, kur dihet rëndësia jetike e furnizimit me energji elektrike për popullin, e sidomos për ekonominë e Kosovës”, është thënë në reagimin e KEDS-it.

KEDS-i ka kërkuar nga secili konsumator që t’i kryejë detyrat dhe obligimet e veta, në mënyrë që të mos afektohet sistemi, por ai të avancohet tutje si një e mirë e përbashkët.

“Kjo është rruga e vetme përmes së cilës mund të ecim përpara. Rastet e tilla paraqesin vetëm vështirësi, prandaj nuk guxojnë të përsëriten më”, thuhet në reagimin e KEDS-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Llapi mbrëmë ka fituar Superkupën e Kosovës, pas triumfit ndaj…