Ekipi i Kosovës gati për parakalim në Lojërat Olimpike

23 korrik 2021 | 14:16

Ekipi i Kosovës është bërë gati për parakalimin në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Tokyo 2020.

Në një foto të publikuar në faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës në Facebook, shihen përfaqësuesit e shtetit tonë me flamurin e Kosovës në duar.

Ekipi në parakalim përbëhet nga tetë sportistë dhe gjashtë trajnerë e zyrtarë, ndërsa Kosova renditet si shteti i 67-të që do të parakalojë.

Xhudistja Distria Krasniqi nuk do të marrë pjesë në ceremoni, për shkak të garës që e pret nesër.

Si Distria ashtu edhe mundësi Egzon Shala dhe atleti Musa Hajdari, nuk do të mund të jenë pjesë e ceremonisë hapëse pasiqë do  arrijnë më vonë në Tokio sepse garat e dy sportistëve mbahen më vonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Heung-Min Son ka nënshkruar kontratë të re me Tottenham Hotspur.…